www.RaqiQirinxhi.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.RaqiQirinxhi.com

www.RaqiQirinxhi.com
 
ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
OniAlb
WebMASTER
WebMASTER
OniAlb


Male
Numri i postimeve : 132
Age : 38
Vendndodhja : Here ketu here atje...por me shume atje...
Profesioni : Juridiks
Registration date : 18/06/2006

ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA EmptyTue 27 Jun - 3:01

ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA
Pa komplekse, nuk paragjykojne dhe pa tabu? Vetem me fjale. Pas maskes adoleshentet fshehin brishtesine, turpin. Dhe mijera pyetje. Qe u kemi dhene pergjigje.
Pushimet e para te pashoqerura nga mami dhe babi. Oret e vona jashte me miqte. Vera per adoleshentet eshte stina e "takimeve te zjarrta". Eshte pikerisht periudha kur kontrolli i prinderve nuk eshte dhe aq i rrepte dhe mbremjeve mund te vonohesh pak me teper se zakonisht... Dhe eshte me e thjeshte te shijosh pervojat e para. Sigurisht, per ata qe nuk jane perballur me debutimin e madh te dashurise. Por dyshimet jane te shumta. Nje studim mbi adoleshentet evropiane ka nxjerre ne drite nje injorance te pashoqe. Pershembull 11 per qind e te intervistuarve nuk njohin as edhe nje metode kontraceptive, 67 per qind nuk e dine se cila eshte koha riprodhuese e ciklit. Per te mos folur pastaj per pasigurite qe kane lidhje me pamjen e jashtme, mundesise per te dashuruar, frikes nga braktisja. Keshtu qe per ndokend seksi kthehet ne nje pervoje shkaterruese. Keshtu sic e ka ka treguar Melisa P., nje pesembedhjete vjecare qe ka tronditur Italine me botimin e nje libri te titulluar "100 goditje me kreher para se te shkosh te flesh", ditari erotik i adoleshentes qe kalon nga nje shtrat ne tjetrin. Po c'mund te bejme per te ndihmuar te rinjte per ta kaluar sa me qete dashurine? Hapi i pare eshte nje informim korrekt. Kemi mbledhur 26 pyetje "te zjarrta" te formuluara nga vajza dhe djem dhe kemi marre pergjigjet e tre eksperteve: nje psikologe, nje seksologe dhe nje gjinekolege. Dhe ja pergjigjet.

FRIKAT E ASAJ
Dhimbja e heres se pare. Lidhjet e "rrezikshme". Pilula e dites se neserme. Te gjitha ato qe duhet te dine vajzat
1. A eshte e dhimbshme hera e pare?
Kjo varet nga himeni juaj (cipa e virgjerise), qe mund te jete me pak apo me shume elastik. Rezultati: ndoshta do te ndjesh pak dhimbje, por nuk eshte e thene. Nje gje eshte e sigurt: sa me e qete, sa me komode dhe sa me e binndur te jesh per ate qe je duke bere, aq me i vogel do te jete probabiliteti me te ndjere dhimbje. Dhe nuk eshte e thene qe te kesh gjakrrjedhje. Edhe kjo varet nga himeni. Nese kjo cipe cahet, atehere do te keni nje gjakderdhje te vogel. Por ka raste qe kjo nuk ndodh, pikerisht kur himeni eshte elastik dhe nuk cahet.
2. Jam 15 vjec dhe do te doja te filloja te pija pilula. A eshte shume heret?
Asnjehere nuk eshte shume heret, mund te marresh pilula qe ne raportin e pare seksual. Pilula ka efekte anesore shume te vogla, dhe ne moshen tuaj, gjeja me e keqe qe mund te ndodhe eshte nje shtatezani e padeshiruar. Pilula eshte ideale nese keni raporte seksuale te shpeshta ne nje lidhje te qendrueshme. Por nese behet fjale per raporte te rastit, atehere me mire eshte prezervativi.
3. A eshte e vertete qe pilula te shendosh (trashė)?
Absolutisht jo. Pilulat e viteve te fundit, qe kane nje doze te ulet hormonesh, nuk e provokojne rritjen e peshes.
4. Pilula a te ndihmon per pastrimin e lekures nga pucrat?
Sigurisht. Ndoshta nuk e dini, por aknet shfaqen si pasoje e prodhimit me shumice te hormoneve mashkullore, ato androgjene: lekura behet e yndyrshme, me shkelqim, dhe shfaqen pucrat dhe pikat e zeza. Estrogjenet qe permban pilula balancojne veprimin e ketyre hormoneve "shqetesues" dhe riekuilibrojne lekuren.
5. Pilula, ndikon ne uljen e pjellorise?
Perkundrazi, pilula e ruan pjellorine. Dhe kjo sepse e mban trashegimine e qelizave te vezes ne nivele me te larta. Keshtu, ka me pak rreziqe qe pas tridhjete vjetesh pjelloria jote te ulet. Per me teper, ndihmon per te mbajtur ne shendet te mire aparatin riprodhues, duke parandaluar cistet dhe tumoret ne vezore.
6. Duhet te vizitohem tek gjinekologu para apo pas raportit te pare?
Idelja do te ishte te shkonit me pare, madje te shkonit menjehere sapo te vinin menstruacionet per te paren here. Vizita duhet te kthehet nje takim te perhershem, te pervitshem. Keshtu do te shkosh deri tek kontakti i pare seksual e pergatitur dhe e pergjegjshme per rendesine e kontracveptiveve.
7. Jam minorene. A mund ta marr pilulen pa e marre vesh prinderit e mi?
Pyetje me spec kjo. Pasi ne te gjithe boten firmat farmaceutike kur reklamojne produktet kontraceptive, u drejtohen pikerisht moshave te reja. Keshtu teoriksht gjinekologet duhet t'ua rekomandojne pilulen te rinjve, por jo te gjithe mjeket e bejne kete pa kerkuar autorizmimin e prinderve. Me teper sesa per arsye shendetesore, per ceshtje etike.
8. Si funksionon pilula e dites se neserme?
Thjesht: E ndalon vezen e fekonduar te zbrese ne miter. Nese merret deri ne 24 ore pas raportit seksual, funksionon ne 95 per qind te rasteve. Sa me teper kalon koha, aq me teper ulet edhe efikasiteti i ilacit, qe pas 72 oresh zbret deri ne 50 per qind.
9. Jam minorene. A mundem ta marr pilulen e dites se neserme pa e marre vesh prinderit?
Sigurisht, mjafton te shkosh ne farmaci dhe mund ta blesh menjehere pilulen, qe nuk kushton me teper sesa 350 leke (te reja). Nderkohe, ne Italine fqinje, adoleshentet nuk jane kaq me fat, ato nuk mund ta blejne pilulen pa receten e mjekut. Kurse ne France, jo vetem qe eshte ne shitje te lire, por shperndahet edhe falas neper shkolla. Por gjeja me me mend qe mund te behet, eshte qe te shqetesoheni per kontraceptivet perpara aktit te pambrojtur. Pasi pilula e dites me pas perdoret vetem ne raste urgjente.
10. A ka rrezik te marr infeksione?
Sipas statistikave, moshat me te rrezikuara jane nga 15 deri ne 19 vjec. Mes infeksioneve, me i perhapuri eshte "clamidia". Dhe eshte me i padukshmi, ne shumicen e rasteve nuk ka simptoma, ne raste te tjera shtohen sekrecionet dhe ka edhe djegie. Kurohet me antibiotike. Nuk duhet lene pas dore: ne disa raste mund te shkatoje infeksione me te renda qe shkojne deri ne sterilitet. Shume i perhapur eshte dhe "candida" (myku), i shkaktuar nga nje kerpudhe e vecante qe riprodhohet me shume shpejtesi ne rastet kur jeni duke perdorur antibiotike ose merrni pilulen. Per ta kuruar, ka kremra ose ovula, apo kompresa dhe lavazhe me perberje kunder mykeve. Kurse per bakterret, nuk ka kura te perhershme per t'i zhdukur. E vetmja gje qe mund te behet eshte te zvogelosh veprimin e virusit me nje mjekim specifik dhe te perdoresh gjithmone prezervativin, per te shmangur cdo lloj infeksioni.
11. Kam maredhenie seksuale prej nje viti, por nuk e kam aritur orgazmen. Eshte normale?
Per fat te keq po. Ka edhe gra te rritura qe e kane problemin tend. Te duhet fillimisht te kuptosh nese mund te arrish ne orgazme klitorike apo jo. Ne rast se jo, atehere duhet te shkosh tek gjinekologu: ndoshta ke ndonje anomali vaginale qe nuk te lejon te eksitohesh. Ne rast te kundert nuk ka problem. Ka shume femra qe arrijne vetem orgazme klitorike dhe kane nje jete seksuale mese te kenaqshme. Gjithashtu mund te provosh ta gershetosh penetrimin me stimulimin e klitorit. Ne kete menyre mund te arrish edhe orgazme vaginale. Nuk arrin edhe keshtu? Mos u tremb, vazhdo te besh ate qe te jep kenaqesi pa u shqetesuar, je plotesisht brenda normes.
12. Dua gjithmone te bej dashuri kur eshte erresire qe ai te mos shohe celulitin tim. A eshte normale?
Le te themi qe eshte nje sjellje mjaft e perhapur. E cuditshme, sepse, sipas statistikave, djemte nuk i vene re gjerat joperfekte tek femrat. Gjithsesi, ne shtrat, asnje djale nuk mund ta vere re celulitin, pasi me teper perqedrohet tek kenaqesia qe merr prej teje. Dashuria nuk eshte sfilate mode. Eshte mekat qe ti nuk e lejon te te shohe kur zhvishesh. Pasi eshte gjesti ai qe eshte erotik, dhe jo ajo qe ke nen rroba.
13. Jam 18 vjec, mjaft e turpshme. Nuk kam pasur asnjehere ndonje lidhje. Eshte normale?
Sigurisht, pasi ne dashuri nuk ka parametra te normalitetit, cdokush ben ate qe ndien. Keshtu qe nuk ke pse shqetesohesh. Mikeshat e tua kane pasur lidhje? Shume mire, por nuk jemi te gjitha njelloj. Heret a vone do ta gjesh dike qe te te beje te ndrrosh mendje. Por nese nuk ke lidhje pasi ke frike, ketu ka njefare problemi. Nese flet me ndonje moter me te madhe, apo me mamane, nese me te hapesh, do te te beje mire.

.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.RaqiQirinxhi.com
OniAlb
WebMASTER
WebMASTER
OniAlb


Male
Numri i postimeve : 132
Age : 38
Vendndodhja : Here ketu here atje...por me shume atje...
Profesioni : Juridiks
Registration date : 18/06/2006

ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: Re: ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA EmptyTue 27 Jun - 3:05

FRIKA E TIJ
"Permasat e duhura" dhe zgjatja ideale. Ankthi i refuzimit dhe misteret e orgazmes femerore. Shume pikepyetje, dhe nje ankth i madh: po sikur te mos jem ne lartesine e saj?
1. Cila eshte mosha e duhur per raportin e pare?
Teorikisht mund te fillosh te besh dashuri ne momentin kur arrin zhvillimin seksual, pra duke filluar qe nga 14 vjec. Realisht nuk eshte keshtu: vec pjekurise fizike duhet edhe ajo psikologjike. Duhet te jesh i gatshem ta ndash intimitetin tend me dike tjeter, keshtu mosha e duhur eshte subjektive. Gjithsesi, me mire do te ishte pas moshes 16 vjec.
2. Nuk kam pasur kurre raporte. Jam pak i shqetesuar per heren e pare: e nese asaj i dukem i paafte?
Duhet te kemi parasysh se dashuria nuk eshte nje provim, e dashura nuk do te vere noten. E as nuk do marresh pjese ne ndonje olimpiade seksi. Qetesohuni: eshte normale te ndiheni te pasigurte. Dhe ndoshta jo gjithcka do te jete perfekte. Po c'rendesi ka? Pasigurite dhe gabimet e vogla i bejne njerezit me humane, me afer njeri-tjetrit. E rendesishme eshte te jeni mire se bashku.
3. Eshte e vertete qe heren e pare vajzat nuk rrezikojne te mbeten shtatezena?
Vertet qe mes djemve te sotem qarkullojne ende keto legjenda? Kujdes: vajzat mund te mbeten shtatezena gjate cdo raporti, madje edhe kur jane me menstruacione (eshte e rralle por ndodh). Keshtu duhet te mendoni gjithmone per kontraceptivet.
4. Gjithmone kam praktikuar "dredhjen jashte". A eshte e sigurte?
Eshte gjeja me e rrezikshme qe mund te besh. Duhet ta dish qe edhe perpara orgazmes, jane te shpeshta derdhje te vogla te spermes. Probabiliteti qe ta lesh shatezane te dashuren, eshte i larte. Jo vetem kaq. Nje raport i ketij tipi nuk eshte dhe aq i kenaqshem, ku qendron kenaqesia e te berit dashuri nese nuk i shkon deri ne fund? Lereni "derdhjen jashte" dhe perdorni prezervativet.
5. Nje shok me ka treguar qe e dashura e tij kalon tre orgazma rresht kurse te dashures sime nuk i ka ndodhur. Eshte faji im?
Nuk eshte rasti te shqetesoheni. Po a eshte e sigurte qe shoku juaj ju ka thene te verteten? Sepse shume djem per te treguar potencen e tyre seksuale, u pelqen ta ekzagjerojne. Orgazma e shumefishte, ekziston, por nuk eshte norme, sidomos tek moshat e reja. Eshte dicka qe disa e mesojne me eksperiencen qe kalon. Ideja eshte kjo: seksi nuk ka te beje me konkursin. Fjalia: jam mire, por me keq se te tjeret, nuk ka kuptim. Ajo qe ka rendesi, eshte kenaqesia jote dhe e te dashures tende. Mos i degjo te tjeret: ajo qe bejne dhe provojne eshte puna e tyre.
6. Ka kohe qe kam degjuar te flitet me pak per SIDA-n. A jemi ende te rrezikuar?
Sigurisht, dhe je me i rrezikuar kur ndihesh i sigurte dhe e ul mbrojtjen. Duhet te dish: 80 per qind e infektimeve ndodhin ne ciftet heteroseksuale. Kujdes, sa here qe ke te besh me nje partnere te re, duhet te perdoresh prezervativin. Ne te kundert, hiq dore.
7. Do te doja ta perdorja prezervativin, por kam frike se prishet magjia e dashurise.
Perse nuk provon ta vendosesh ne formen e nje loje? Nuk duhet te fshihesh per ta veshur, perkundrazi, transformojeni ne nje ritual erotik, zgjidhni nje model me ngjyre dhe te lezecem dhe provoni ta vendosni te dy. Pastaj duhet ta dini se prezervativi ka edhe nje efekt tjeter: te ndihmon ta kontrollosh kenaqesine, keshtu qe mund ta vononi me teper kohen e orgazmes.
8. A eshte e vertete qe nga maredheniet e pambrojtura mund te te ngjitet hepatiti?
Eshte tamam keshtu, hepatiti B transmetohet edhe ne rruge seksuale. Ne shumicen e rasteve, organizmi prodhon antitrupa qe frenojne semundjen, por 5 per qind e njerezve nuk arrijne ta kurojne infeksionin dhe behen mbartes kronike te virusit. Zhvillimi i hepatitit con ne ceroze hepatike dhe kancer te melcise. Morali: me mire eshte te parandalohet duke praktikuar seks te sigurte.
9. Sa duhet te zgjase nje raport normal?
Nuk ekizton ndonje kohezgjatje ideale, e njejte per te gjithe. Metri per ta matur duhet te jete kenaqesia e te dashures tende. Teorikisht nje raport i kenaqshem zgjat aq sa t'i jape kohe edhe te dashures te arrije kenaqesine.
10. Si mund ta kuptoj nese ajo po shtiret?
Nga kontraktimet, qe gjate orgazmes shoqerojne ofshamat. Megjithate kujdes: nuk eshte rasti te shnderroheni ne dedektive. Nese keni dyshimin se ajo ben kot, nuk duhet t'i shtosh ankthin apo te perpiqesh ta demaskosh. Mos thuaj asgje, por perpiqu te ndryshosh ndonje gje per te pare cfare i pelqen asaj.
11. Jam i shqetesuar per permasat e mia. A do arrij te kenaq ndonje vajze?
Kurajo, duhet ta dish qe nuk jane permasat ato qe japin kenaqesi. Vagina eshte elastike, mund te zgjerohet ose mbyllet, keshtu qe centimetrat nuk kane rendesi te dores se pare. Perqendrohuni tek kohezgjatja dhe cilesia e raportit.
12. Jam teper i shpejte. Gjithcka mbaron sa hap e mbyll syte. Si te permiresohem?
Eshte nje nga problemet me te perhapura mes djemve te moshes tende. Ndoshta je ne ankth, ndoshta ke veshtiresi te besh zap emocionet. Mos ki frike, problemi eshte i zgjidhshem. Duhet vetem te mesosh te marresh fryme dhe te degjosh trupin tend. Dhe mbi te gjitha te njohesh ate moment te vecante te raportit, gjate te cilit e ndjen se kenaqesia fillon te rritet por ende mund te kthehesh mbrapa. Per te bere kete, megjithate ke nevoje per ndihme. Me ndihmen e nje seksologu mund te mesosh disa ushtrime, shume te ngjashme me jogen, te cilat jane enkas per te vonuar ejakulacionin.
13. Duhet te marr iniciativen per te filluar. Po sikur ajo te me refuzoje?
Frika e refuzimit eshte nje genjeshter qe e tregojme kur s'kemi kurajo per te bere dicka. Nese e merr iniciativen, gjeja me e keqe qe mund te te ndodhe, eshte qe ajo te te thote jo dhe ti nuk arrin ate qe doje. Por edhe nese nuk e provon, prape nuk do ta arrish. Keshtu humbet qe ne nisje.

Ai vendos momentin kur duhet bėrė dashuri dhe drejton gjithė lojėn erotike: si tė stabilizosh njė ekuilibėr tė shėndetshėm?

I ėmbėl, pasional, i pakontrollueshėm. Njė partner ideal, veē faktit se nė

momentin kur gjendeni vetėm nė krevat ai kthehet nė njė person egoist dhe dėshiron qė “loja” tė vazhdojė sipas rregullave tė tij. Nuk ėshtė edhe aq ēėshtje dominimi tė lidhjes - pasi kjo shpesh rregullohet edhe jashtė krevatit - duhet logjikuar me mendėsinė se tė dy partnerėt duhet tė kėnaqen nė krevat. Secili duhet tė jetė i lirė tė kryejė siē i pėlqen marrėdhėnien seksuale - kur bėhet fjalė pėr kėnaqėsinė e seksit, nuk ka tolerancė apo lėshime. Krevati nuk ėshtė vendi pėr altruizėm. Duhet bashkėpunim: ėshtė pothuaj njė marrėveshje e heshtur - e pathėnė me fjalė;
ėshtė gjuha e trupit qė flet. Kjo gjuhė ėshtė shumė personale, por nuk duhet harruar nė asnjė rast se ajo ėshtė nė veprim, ndaj duhet kuptuar dhe respektuar.
Edhe nė krevat pasqyrohen komplekset zakonore dhe psikologjike tė njerėzve, kultura e secilit duhet tė jetė gjithėpėrfshirėse, ndaj mos i lini asnjėherė leksionet e seksologjisė nė shkollė- mėsojuani kėtė edhe fėmijeve tuaj.
Seksi si antistres
Lidhur me mėnyrėn se si jemi mėsuar t'i shohim dhe t'i perceptojmė gjėrat, ėshtė krijuar mendimi se ėshtė mashkulli ai qė duhet tė ndėrmarrė hapin e parė pėr fillimin e raportit seksual. Pėr femrat - nėse prestacionet e mashkullit tė tyre janė tė larta - kjo ėshtė diēka shumė e kėnaqshme. Kjo sjellje e mashkullit shpesh lind nga modelet tradicionale tė virilitetit, tė cilat janė tė rrėnjosura thellė nė karakterin e tij; nė momentin qė kjo skemė seksuale nuk ndiqet mashkulli shqetėsohet dhe shpesh nuk mundet ta vazhdojė marrėdhėnien. Ky moment ėshtė zhgėnjyes pėr tė dy partnerėt. Zgjidhja e problemit duhet gjetur nė thjeshtėsinė e tė menduarit: pėrfytyroni dy kafshė tė cilat janė tė gatshme pėr t'u ēiftėzuar. Ato nuk mendojnė dhe nuk kanė komplekse ndaj njėri-tjetrit, por ndjekin instinktet, tė cilat po do tė dish t'i dėgjosh brenda teje, do tė tė falin kėnaqėsinė qė kėrkon. Mbyllni sytė dhe mos mendoni pėr skemat seksuale qė njihni, thjesht veproni… Seksi ėshtė antistres, por nėse nuk trajtohet si duhet, kthehet nė makth. Kush ėshtė pak i zgjuar, duhet tė dijė ta shfrytėzojė rastin edhe pse do t'i duhet tė sakrifikojė pak nga krenaria mashkullore.
Kur nė krevat komandon ajo
Kur femra komandon nė intimitet mund tė jetė njė lojė tepėr zbavitėse, por edhe e rrezikshme.
Femra duhet tė ketė shumė aftėsi nė krevat: tė jetė e dobėt, tė jetė e fortė, tė jetė… Duhet tė jeni shumė tė afta pėr t'i pėrballuar me sukses gjithė kėto prova: nė mėnyrė qė ju dhe mashkulli qė keni nė krevat tė ndiheni mirė.
Pushteti i krevatit ėshtė njė thikė me dy presa, sidomos pėr femrat dhe nė vend qė t'ju kėnaqė, mund t'ju krijojė probleme. Sė pari duhet tė pėrgatisni “fushėbetejėn”. Bėjini tė ditur mashkullit se kjo ėshtė njė lojė, tė cilėn pėr momentin doni ta udhėhiqni, ai sigurisht nuk do tė refuzojė. Lojėrat erotike janė tė lejuara: herė ėmbėl, herė egėrsisht, duke mos dalė asnjėherė nga karakteri femėror.
Tė mirat dhe tė kėqijat
Sidomos pėr meshkujt e pamėsuar kjo lojė mund tė perceptohet si kėrcėnim ndaj virilitetit tė tyre, ndaj nuk duhet tė jeni shumė direkte nė atė ēfarė kėrkoni. Sidomos nė fillimet e lidhjeve njė mėnyrė e tillė do tė ishte antiproduktive, pasi harmonia seksuale do tė prishej.
Zgjidhja? Njė hap mbrapa, ju lutem! Duhet tė tėrhiqeni nė skutėn tuaj dhe t'i lini partnerit kohė pėr tė vepruar. Kjo nuk do tė thotė se duhet tė ktheheni nė pasivitet, por t'i shprehni dėshirat tuaja nė njė mėnyrė sa mė tė ėmbėl dhe joshėse. Kjo nuk do tė jetė e vėshtirė, duhet vetėm tė jeni vetvetja, tė jeni femra.
KĖNAQĖSIA FEMRORE
Kėrkuesit kanė hedhur dritė mbi shumė sekrete tė seksualitetit femeror. Duke arritur nė pėrfundimin se nuk ka tė bėjė vetėm me anėn psikike tė saj. Kanė njė rėndėsi tė dorės sė parė edhe sjelljet biologjike, pėr tė cilat mė parė dihej fare pak. Si pėrfundim, ilaēet e reja, tė efektshme pėr mashkullin, janė po aq tė vlefshme edhe pėr femren
Jane ato, grate, kufiri i fundit i seksologjise dhe i endokrinologjise. Por edhe i shtepive farmaceutike. Nderkohe qe Viagra, me 837 milione pilulat e shitura ne te gjithe boten, feston 5 vjetorin e saj, per gruan vazhdojne ende te kryhen studime, eksperimente dhe te nenshkruhen konventa. Kjo per shkak se nga crregullimet seksuale vuan pothuajse gjysma e universit femeror, nje e dhene kjo e dale nga kongresi i Issir-it (International society for sexual and impotence research), i cili u zhvillua ne Montreal, Kanada vitin e kaluar. Tani se fundmi, ne Vankuver u mblodh edhe "Society for the study of woman's sexual health" me synim shkembimin e rezultateve te kerkimeve ne nivel nderkombetar.
Seksologe, gjinekologe dhe endokrinologe arriten ne perfundimin se nuk ishte vetem gruaja ajo qe duhej t'i nenshtrohej kurimit, por vete cifti.
Edhe ne Universitetin e Pavias ne Itali, u debatua ne nje kongres nderkombetar, pikerisht per crregullimet seksuale te grave. "Eshte fillimi i nje studimi e cila synon t'i shoqeroje te gjitha specialitetet mjekesore (qe nga andrologu e deri tek seksologu dhe sociologu) drejt nje "tjetersimi" te ri te kerkimit dhe praktikes mjekesore. Duke ndihmuar ne kete menyre edhe ne realizimin e nje riperteritjeje te "cilesise se marredhenies njerezore ne pergjithesi dhe asaj seksuale ne vecanti", shprehet nje specialist i kesaj fushe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.RaqiQirinxhi.com
OniAlb
WebMASTER
WebMASTER
OniAlb


Male
Numri i postimeve : 132
Age : 38
Vendndodhja : Here ketu here atje...por me shume atje...
Profesioni : Juridiks
Registration date : 18/06/2006

ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: Re: ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA EmptyTue 27 Jun - 3:05

Por, a do te arrijme t'i zbulojme sekretet e seksualitetit femeror? Nje gje eshte e sigurt: fijet qe duhen cmbeshtjelle per te hedhur drite mbi teresine e pergjigjes seksuale te gruas jane te shumta. Me pare gjithcka i vishej psikikes, pra vetem sferes se shpirtit femeror ne kuadrin dashuror.
Por gjate viteve te fundit kerkuesit filluan te hetojne mbi trupin e gruas, mbi mekanizmat dhe vendet e kenaqesise se saj. Anatomia e klitoridit u be e njohur ne vitin 1998 nga austrialiania Helen O'Konell. Ndersa vitin e kaluar, nje kerkim i Emanuel Xhaninit, seksolog klinik italian, nxorri ne pah se pika G ekziston dhe funksionon me te njejtat mekanizma qe cojne ne kenaqesine mashkullore. Enzima qe modulon ereksionin, fosfodiesterazi 5, eshte e pranishme edhe ne ate zone te vagines ku gjinekologu gjerman Ernest Grafemberg, ne vitet '50, identifikoi piken G (duke i huazuar edhe shkronjen e pare te mbiemrit te tij), e cila ne rast se nxitej, shkaktonte orgazmen vaginale. Kerkimi i Xhaninit i hap rrugen perdorimit te molekulave si sildenafili ose tadalafili (pilula e re e verdhe per mashkullin), te cilat veprojne mbi fosfodiesterazin me nje kohezgjatje veprimi prej 24 oresh.
"Nuk duhet ta quajme pika G", thote Xhanini. "Me mire prostata femerore", ashtu sic e ka percaktuar organizata boterore e cila merret me nomenklaturen anatomike. Nje mbetje embrionale, nje organ i seksit tjeter, qe mund te jete i pranishem ne dimensione te ndryshme tek grate". Per te qene te sigurt nese eshte vertet prostat, ekipi i Xhaninit po perdor nje marker, antigenin prostatik specifik, i cili ka dhene perfundime pozitive. "Por jo te gjitha grate e kane piken G dhe per kete ato nuk duhet te hidherohen", sakteson seksologu. "Mosmarreveshja orgazem vaginale apo klitorid mund te zgjidhet keshtu: cdo grua ka vendet e saj te kenaqesise".
Nderkohe, megjithe deshtimin e eksperimentit te pare masiv te Viagres se kuqe, aktualisht jane duke mberritur lajme te mira. Do te perfitojne si grate pa probleme te sferes seksuale, ashtu edhe ato me crregullime te eksitimit seksual ne post- menopauze ose me isterektomi. Ky kerkim i fundit thekson permiresimet ne lubrifikimin vaginal dhe ne arritjen e orgazmes. Edhe prostaglandina Pge1 krem, ka dhene rezultate te mira, megjithese eshte duke iu nenshtruar ende fazes eksperimentuese.
"Te dhenat qe kemi ne dispozicion ne lidhje me ilacet per grate jane me te pakta se ato te dokumentuara per burrat", veren nje specialist i Qendres se gjinekologjise dhe seksologjise mjekesore ne Milano. "Vetem ne vitin1998, ne Konferencen nderkombetare per klasifikimin e crregullimeve seksuale femerore u perfshi edhe shkaku biologjik ne diagnozen e crregullimeve te grave. Por tani, duke kopjuar mashkullin, ekziston rreziku i perqendrimit te vemendjes tek organet gjenitale dhe tek gjithcka qe nuk funksionon ne nivel biologjik. Ne fakt, gjithnje me ndihmen e te dhenave dhe shenjave, nje diagnoze e sakte do te nenkuptonte percaktimin e elementit qe ka me shume peshe. Dhe ne kete sfere luan nje rol te rendesishem edhe natyra e marredhenies. Kjo pasi hyjne ne loje edhe nxitesit e ndryshem qe aktivizohen, si per shembull, ai i degjimit. Shume cifte praktikojne nje seks te heshtur, pa fjale dashurie. Ata nuk preken, nuk perkedhelen dhe puthen fare pak".
Por shume kerkues jane te mendimit se jo gjithcka mund te permblidhet tek nje hapje mrekulliberese. "Se pari, duhet te kerkohen shkaqet organike te nje crregullimi: faktoret hormonale, te eneve te gjakut, muskulore dhe te sistemit nervor, nderkohe qe grate priren drejt ndjenjes se fajit, lodhjes dhe stresit. Me pas vjen edhe mireqenia mendore e cila ka rendesine e saj. Nuk duhet te harrojme te shtojme ne kete kontekst se edhe humori i mire varet nga hormonet", veren nje specialist. "E dhena me interesante e kerkimeve te ketij viti ka te beje me rolin e hormoneve mashkullore, te cilet luajne nje rol te rendesishem ne pergjigjen seksuale femerore. Nga ata varet epshi, nxitja dhe marrja e iniciatives nga ana e saj".
Per te gjalleruar seksualitetin femeror, jane duke mberritur kremra, sprajt dhe pilula. Nderkohe, eshte vene ne dispozicion edhe nje pompe e vogel, e miratuar kjo nga Fda-ja amerikane, e cila sherben per te nxitur fluksin e gjakut ne klitorid. Te gjitha keto produkte vijne ne emer te nje gruaje gjithesesi kontradiktore. Nje grua, e cila ndoshta kerkon edhe per vete pilulen e kenaqesise, "por kur partneri turret tek Viagra, ajo tkurret. Dhe mendon: nuk me deshiron dhe nuk me do me. Nuk ben asgje per te ndryshuar gjendjen dhe nuk ka dyshim qe kerkon te ndahet prej meje", shprehet nje studiuese seksologe. "Grate jane te mendimit se ereksioni i arritur me ilac nuk vlen sa ai i ardhur ne menyre spontane". Ne fund te fundit, ato kerkojne me cdo kusht qe t'i vene noten formes se partnerit. Kjo sikur ereksioni te ishte mundesia e vetme per nje seksualitet ekspresiv, i cili gjithesesi merr ngjyrimet e nje paragjykimi: nese nuk ka bashkim seksual, nuk ka asgje. "Vuajne ende nga nje fare analfabetizmi erotik", perfundon nje esperte.
"Nuk do te mjaftoje as pilula e ereksionit dhe as ajo e orgazmes. Ciftet duhet te mesohen te bejne llogarite me pranine e ilacit mes tyre. Nje prani ndoshta e vlefshme, por qe gjithesesi nuk duhet tepruar me te. Sepse seksualiteti eshte shume me teper se nje molekule: eshte nje alkimi ne te cilen biologjia dhe psikika jane te gershetuara
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.RaqiQirinxhi.com
IL-DIAVOLO
Asistent
Asistent



Numri i postimeve : 30
Age : 41
Registration date : 24/10/2006

ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: Bravo   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA EmptyTue 24 Oct - 1:33

paskeni pat nerva me i shkru te gjitha keto ...........
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dejvi94
Antar i Ri
Antar i Ri



Numri i postimeve : 1
Age : 32
Registration date : 28/12/2007

ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: Re: ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA EmptyFri 28 Dec - 13:50

informacion qe mendoj se do tu hyje ne pune shume adoleshenteve
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: Re: ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pyetje-pergjigje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.RaqiQirinxhi.com :: Qyfyre e Te tjera :: Eros e Dashuri-
Kėrce tek: